përsosem
PËRSOSEM vetv.
- 1. Bëhem më i mirë nga ç'kam qenë, përmirësohem më tej; ngrihem në shkallën më të lartë; bëhem i mbaruar a i përkryer. Përsoset teknika. Përsoset vazhdimisht struktura gramatikore e gjuhës. Përsoset arti socialist. Përsosen marrëdhëniet socialiste në prodhim. Çdo ditë edukohemi, mësojmë, kalitemi e përsosemi.
- 2. Pës. e PËRSOS.