përthahem
PËRTHAHEM vetv.
- 1. vet. veta III. Humbet krejt ujin a lagështirën, teret mirë. Përthahet toka. Përthahet buka.
- 2. vet. veta III. Mbyllet dhe zë kore (për një plagë). Iu përtha plaga (kërthiza). Iu përthanë puçrrat.
- 3. përf. Tretem shumë e thahem fare nga trupi (nga një sëmundje etj.). U tret e u përtha. Ç'është përtharë kështu?
- 4. Pës. e PËRTHAJ. U përtha nga dielli (nga era).