PËRTHAJ kal.

  • 1. I heq krejt ujin a lagështirën, e thaj, e ter mirë. Përthaj rrobat. E përthau bukën. Era të përthau djersën.
  • 2. Bëj që të mbyllet ose të zërë kore (për një plagë). Ia përthau plagën duhani.
  • 3. vet. veta III përf. Të than, të mpin (për erën etj.). Na përthan veriu.
  • 4. vet. veta III përf. E tret shumë dhe e than fare. Ia përthanë trupin ethet.