përtokë
PËRTOKË ndajf.
- 1. Mbi sipërfaqen e tokës; përdhe. Ra përtokë. E lëshoi (e rrëzoi) përtokë. U ulën përtokë. E la përtokë.
- 2. Në drejtim të tokës, poshtë; përdhe. Uli sytë përtokë. Shikonte përtokë.
- 3. fig. keq. Në një nivel a në një gjendje shumë të ulët; me një cilësi shumë të dobët. Është përtokë. Moralin e kishin përtokë.