përtyp kal.

  1. E thërrmoj me dhëmbë në gojë një ushqim para se ta kapërdij, e bluaj me dhëmbë; përçap. Përtyp bukën (mishin). E përtyp mirë. Lopa përtypte barin (gjethet).
  2. vet. veta III. Ripërtyp (për disa kafshë si lopa, dhia, delja etj.).
  3. fig. E kuptoj dhe e përvetësoj mirë një mësim, një udhëzim etj., e bluaj; përpiqem ta zotëroj e ta njoh me hollësi diçka. E përtypi mirë kiminë (botanikën, historinë). S'e përtyp dot (mezi e përtyp) atë lëndë.
  4. fig. Duroj; pranoj. S'e përtyp kritikën.
  • I përtyp (i përçap) fjalët
  • a) përmbahet në të folur, i mat mirë fjalët; i gëlltit fjalët;
  • b) nuk shprehet qartë për diçka; flet si nëpër dhëmbë. E përtyp mendimin e bluan mirë në mendje atë që do të thotë, e mendon mirë.