PËRVËLUAR mb.

1. Që është djegur keq ose është tharë nga një nxehtësi e madhe; që të djeg me nxehtësinë e vet, i zhuritur. Tokë e përvëluar.

2. fig. Që digjet për dikë a për diçka, i dëshiruar për të, i zhuritur për ta pasur a për ta parë. Me zemër (me shpirt) të përvëluar. I përvëluar nga malli i atdheut (për atdheun). Ishte e përvëluar për një fëmijë.

3. fig. Që ka pësuar një dëm të madh a një fatkeqësi; që ka humbur ndonjë nga njerëzit e vet më të dashur. Nënë e përvëluar.