përvëlues
PËRVËLUES mb.
1. Që ka një nxehtësi të madhe, që të djeg shumë dhe menjëherë; që vjen me nxehtësi të madhe, që të sjell shumë të nxehtë a zjarrmi. Rërë përvëluese. Rrezet përvëluese të diellit. Ethe përvëluese.
2. fig. Që të bën të vuash ose të digjesh përbrenda. Etje përvëluese. Dëshirë përvëluese. Mall përvëlues.
3. fig. libr. Që është tepër i rëndësishëm dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë, që s'duron. Çështje përvëluese.