PËRVAJTUESHËM mb. përf.

  • 1. Që të ngjall dhembje e keqardhje shumë të thellë, shumë i vajtueshëm. Gjendja e përvajtueshme e vendasve (e fëmijëve) në kolonitë.
  • 2. I lënë pas dore dhe në një shkallë shumë të ulët zhvillimi, organizimi etj., i vajtueshëm. Shëndetësia (arsimi) në vendet e shtypura është në gjendje të përvajtueshme.
  • 3. Që është me pasoja shumë të rënda, i rrezikshëm, i dëmshëm. Përfundime të përvajtueshme.