PËRVEÇËM mb.

  • 1. Që dallohet mirë nga çdo gjë tjetër e afërme a e ngjashme me të; kund. i përgjithshëm. Figurë artistike e përveçme.
  • 2. gjuh. Që emërton një qenie a një send të veçantë, duke e dalluar nga qeniet a nga sendet e të njëjtit lloj dhe pa shprehur ndonjë lidhje ndërmjet qenies a sendit të veçantë e kuptimit të përgjithshëm që ka a mund të ketë pasur fjala emërtuese ose togfjalëshi emërtues; kund. i përgjithshëm (p.sh. Agimi, Shqipëria, Tirana, Tomori, Australia, Deti i Kuq, Saturni, Kashta e Kumtrit). Emër i përveçëm. Emër i përveçëm i thjeshtë (i pathjeshtë).