PËRVESH kal.

  • 1. Ngre lart anët a skajet e një veshjeje, duke i kthyer e duke i rrotulluar; shpërvjel; përthyej. Përvesh mëngët e këmishës. Përvesh pantallonat.
  • 2. bised. (me trajta të shkurtra përemërore në r. dhanore e kallëzore). I bie fort dikujt me pëllëmbë, me grusht a me diçka tjetër, ia ngjesh. Ia përveshi fytyrës (turinjve). Ia përveshi me pëllëmbë (me grusht). Ua përvishte me shufër kurrizit.
  • Përveshi buzët shprehu mospërfillje ose përçmim ndaj dikujt a diçkaje. Përveshi krahët (llërët, mëngët) ia hyri punës me zell e me të gjitha forcat.