PËRVETËSUES m. keq.

  • Ai që bën pronë të vetën pa të drejtë e në mënyrë të paligjshme një send, një pasuri etj. Dënimi i përvetësuesve të pasurisë.


PËRVETËSUES mb.

  • 1. biol Përvetues. Fuqia përvetësuese e bimës.
  • 2. fig. Që e kupton mirë dhe e ngulit në mendje një mësim, një dije etj., që e zotëron mirë, që përvetëson. Aftësia përvetësuese e fëmijëve.