përvijohet
PËRVIJOHET vetv.
1. Nisin të duken vijat kryesore të diçkaje. Përvijohen vargmalet në largësi.
2. fig. Fillon të shfaqet me trajtat e veta të dalluara mirë; nis të duket me tiparet e veta të veçanta, nxjerr tiparet e veta karakteristike; përcaktohet. Përvijohen stilet e gjuhës letrare. U përvijua si shkencë më vete. Përvijohen prirje (drejtime) të ndryshme.
3. Pës. e PËRVIJOJ.