PËRVUAJTUR mb.

1. Që ka kaluar përmes vuajtjesh e mundimesh në jetë; që ka përvojë të hidhur nga jeta, që e ka njohur jetën përmes vuajtjesh e përpjekjesh, që është regjur nga jeta; i vuajtur. Njeri (prind, plak) i përvuajtur. Fshatarë të përvuajtur.

2. Që shpreh vuajtje a dhembje të brendshme shpirtërore. Shikim i përvuajtur. Me sy të përvuajtur. I përulur, i nënshtruar; kokulur, që s'kundërshton e s'ndihet fare; që s'ka fare krenari. Ishin gra të përvuajtura.