përzë
PËRZË kal.
1. E detyroj dikë të largohet nga dhoma, nga shtëpia, nga vendi etj., e ndjek me forcë a me të keq; e nxjerr jashtë; dëboj. E përzuri nga shtëpia. Përzëre macen (qenin)! Përzë mizat (mushkonjat). E përzuri me dhunë (me forcë, me fjalë të ashpra). I përzinin nga toka (nga fshati). I kishin përzënë nga vendi i tyre.
2. Detyroj pushtuesin me luftë të largohet nga atdheu ose nga një vend; dëboj, shporr. E përzunë armikun.
3. E largoj dikë me detyrim a me të keq nga një mbledhje, nga një veprimtari e përbashkët, nga një organizatë etj.; e pushoj dikë nga puna, e përjashtoj nga shkolla; dëboj. Pronari i fabrikës përzuri shumë punëtorë. E përzunë nga shkolla (nga konvikti).
4. fig. Largoj me forcë nga vetja diçka të keqe, dëboj. Përzë mendimet e këqija. E përzuri hidhërimin (mërzinë).
- E përzunë me daulle dikë shih te DAULL/E, ~JA.