përzemërt
PËRZEMËRT mb.
1. Shumë i dashur e i ngrohtë me të tjerët, që sillet me ngrohtësi e me zemër të hapur, që e do tjetrin me gjithë zemër; i afrueshëm. Njeri i përzemërt.
2. Që mbështetet në dashurinë dhe në kujdesin për tjetrin; që shpreh dashuri e ngrohtësi të çiltër, që bëhet me gjithë zemër, që del nga zemra; i afërt, i ngushtë. Marrëdhënie të përzemërta. Takim i përzemërt. Fjalë (të fala) të përzemërta. Bisedë e përzemërt.