PËSHPËRITJE f.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËSHPËRIT, PËSHPËRITET.

2. Zhurmë e lehtë dhe e mbytur që dëgjohet kur pëshpërit dikush; murmuritje, murmurimë. Pëshpëritje habie në sallë. Dëgjohen pëshpëritje.

3. Fjalë a lajme që kalojnë nën zë e vesh më vesh nga njëri tek tjetri; shprehje pakënaqësie ndaj dikujt a ndaj diçkaje që shfaqet prapa krahëve. Pëshpëritje vesh më vesh (prapa krahëve). Ka pëshpëritje.