pështjellim
PËSHTJELLIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËSHTJELLOJ, PËSHTJELLOHEM. Pështjellimi i çështjes.
2. Grumbullim pa rregull e pa kriter njerëzish a gjërash në të njëjtin vend; rrëmujë ku s'e merr vesh i pari të dytin, tollovi, trazirë. Pështjellim i madh në sallë. Pështjellim në radhët e armikut. Mbillnin (shkaktonin) pështjellim.
3. Mungesë lidhjeje a bashkërenditjeje midis pikëpamjeve e qëndrimeve, kontradikta të brendshme të thella e pa ndonjë rrugëdalje, mungesë rregulli e njësimi; paqartësi e madhe në teori e në veprimet praktike; rrëmujë. Pështjellim politik (ideologjik).
4. elektr. Pështjellje. Pështjellime të veçuara (të izoluara). Pështjellimet e elektromotorëve. Tel bakri për pështjellime.