pështymë
PËSHTYMË f.
1. Lëng pa ngjyrë e pak veshtullor, që prodhohet nga disa gjëndra të posaçme të gojës dhe që ndihmon për zbutjen e tretjen e ushqimeve. Gjëndrat e pështymës. Nxjerr shumë pështymë. Më thahet pështyma kam shumë etje, më thahet goja për ujë. Përcjell pështymën. I ngjitur me pështymë i ngjitur keq e që shkëputet menjëherë. I hodhi pështymën e pështyu.
2. bised. Blozë. I zi si pështyma e oxhakut.
- Iu tha pështyma në grykë (në fyt) nuk mundi të fliste më, iu pre fjala, i mbeti fjala në grykë (nga ndonjë shqetësim a tronditje, nga ndonjë qortim i rëndë, nga të folurit e shumtë etj.). S'mbushet pusi me pështymë (me gjilpëra) fj. u. thuhet për një punë që nuk ka mundësi të bëhet (në kuptimin «duhen mjetet e nevojshme për të bërë diçka të rëndësishme, nuk thahet deti me lugë»).