pësoj
PËSOJ kal.
1. Bie mbi mua veprimi i diçkaje të jashtme, ndiej pasojën e një veprimi; i nënshtrohem një veprimi të dikujt a të diçkaje; më bie një fatkeqësi a një e keqe tjetër; heq një të keqe. Pësoi një goditje. Pësuan një fatkeqësi. E pësuan keq (rëndë). Pësoi një humbje. Koka bën, koka pëson. fj. u. Kush e bën, kush e pëson!
2. vet. veta III gjuh. Është objekti i një veprimi të shprehur nga folja. E pëson kryefjala.