paçe
PAÇE f.
- 1. gjellë. Gjellë e lëngshme, e gatuar me copa të vogla plëndësi ose me copa të vogla mishi nga koka a këmbët e bagëtive dhe e rregulluar me hudhra, me uthull e me piper; një pjatë me këtë gjellë. Paçe koke. Paçe plëndësi. Paçe këmbësh. Hëngrën nga një paçe.
- 2. krahin. Bukë që gatuhet a zihet pa brumë të thartë, bukë e ndorme.
- 3. krahin. Palë fiku.
PAÇE f. vet.
- Munxët. I dha (i bëri) paçet.