PAAFRUESHËM mb.

  • 1. Që nuk tregohet i afrueshëm dhe i përzemërt me të tjerët, i pashoqërueshëm. Djalë i paafrueshëm. Vajzë e paafrueshme.
  • 2. libr. Shumë i vështirë për t'u shkelur që nuk mund t'i ngjitesh a ta kapërcesh lehtë; i pakalueshëm. Male të paafrueshme. Grykë e paafrueshme. Shkëmbinj të paafrueshëm.