paanësi
PAANËSI f.
- 1. Të qenët i paanshëm në vështrimin dhe vlerësimin e gjërave; qëndrim i drejtë dhe i paanshëm, që nuk ndikohet nga ndonjë paragjykim a paramendim; kund. anësi. Paanësi e plotë. E gjykoi (e vlerësoi) me paanësi.
- 2. Të qenët shumë i gjerë e i paanë, hapësira e paanë që na rrethon, pafundësi. Paanësia e gjithësisë. Paanësia e shkretëtirave. Humbet në paanësi.