PAARSYESHËM mb.

  • 1. Që nuk arsyeton drejt, që mendon, gjykon a vepron pa logjikë të shëndoshë, që nuk ka arsye të shëndoshë. Njeri i paarsyeshëm.
  • 2. Që bie ndesh me arsyen e shëndoshë; që nuk është i matur e i peshuar mirë. Qëndrim (veprim) i paarsyeshëm. Zgjidhje e paarsyeshme.
  • 3. Që nuk përligjet nga një shkak a nga rrethanat e krijuara ose nga nevojat e vërteta, që nuk shpjegohet me arsyen e dhënë; i pathemeltë. Mungesë e paarsyeshme. Kërkesa të paarsyeshme. E pa të pa arsyeshme që...