PABËRË mb.

  • 1. Që nuk është pjekur, i paarrirë (për pemët e bimët); kund. i pjekur, i bërë. Mollë (kumbulla) të pabëra. Rrush i pabërë. Pambuk i pabërë. I këputi të pabëra. Nuk i ha të pabëra.
  • 2. si em. PABËRË,~A (e) f. ~A, ~AT (të) bised. Diçka që nuk ka ndodhur ose që nuk ta merr mendja se mund të ndodhë, që nuk është bërë a nuk është parë e dëgjuar ndonjëherë; vepër a sjellje e keqe që nuk pajtohet me normat e moralit dhe me kërkesat e me rregullat e shoqërisë, që nuk duhet bërë. Të bëra e të pabëra. Bënte të pabëra. Ia numëruan të gjitha të pabërat.