PABARAZI f.

  • 1. Të qenët i pabarabartë (në madhësi, në shkallë, në cilësi etj.) me një tjetër; kund. barazi. Pabarazia e forcave. Pabarazia e zhvillimit.
  • 2. Gjendje e pabarabartë e njerëzve në shoqëri nga pikëpamja e të drejtave politike e qytetare dhe nga gjendja ekonomike, mungesë barazie me një tjetër; kund. barazi. Pabarazi e plotë. Pabarazi kombëtare (shoqërore). Pabarazi politike (ekonomike, juridike). Zhdukja e pabarazisë.
  • 3. mat. shih MOSBARAZIM,~I.