pabesë
PABESË mb.
- 1. Që nuk e mban fjalën e dhënë, që nuk duhet t'i zihet besë; që nuk i qëndron besnik dikujt, që nuk ka besë, që tradhton; kund. besnik. Njeri i pabesë. Armiku është i pabesë. Doli i pabesë.
- 2. Që ndryshon ndjenjat dhe qëndrimin kundrejt dikujt, që nuk e ruan dashurinë për të ose që nuk e ndjek me besnikëri, që nuk është besnik; kund. besnik. Bashkëshort i pabesë. Mik i pabesë. I doli e pabesë.
- 3. Që bëhet në mënyrë të pandershme e prapa krahëve të dikujt për ta goditur e dëmtuar sa më shumë. Sulm i pabesë. Vrasje e pabesë. Komplot i pabesë.
- 4. Që të zhgënjen; i gënjeshtërt. Ç'botë e pabesë që ishte atëherë!
- 5. vjet. Që nuk është besimtar, që nuk beson më në dogmën fetare; i pafe.
- 6. fet., vjet. Që ishte i një feje të ndryshme nga ajo e dikujt tjetër, që ishte i një besimi kundërshtar me një tjetër.
- 7. Përd. em. sipas kuptimeve 1,2,6 të mbiemrit. Mos u lidh me të pabesin! S'i zihet besë të pabesit.
- 8. si em. ~, ~T (të) as. Pabesi. Ia bëri me të pabesë.