PABINDUR mb.

  • 1. Që nuk i është mbushur mendja ende për diçka, që nuk ka bindje të plotë për diçka; kund. i bindur. Është ende i pabindur.
  • 2. Që nuk zbaton kërkesat, këshillat a urdhrat e dikujt; që kundërshton e nuk bindet; i padëgjueshëm; kund. i bindur. Nxënës (fëmijë) i pabindur. Vajzë e pabindur. Tregohej i pabindur.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Sqaronin të pabindurit.