pacaktuar
PACAKTUAR mb.
- 1. Që nuk është caktuar në mënyrë të prerë a me përpikëri qysh më parë; që nuk dihet a që nuk njihet me përpikëri; i papërcaktuar. Në kohë (me afat) të pacaktuar. Në orë të pacaktuar. Në drejtim të pacaktuar. Në një vend të pacaktuar. Në një sasi të pacaktuar.
- 2. gjuh. I pakufishëm. Përemrat e pacaktuar.
- 3. gjuh. vet. I pashquar. Emër i pacaktuar.