PADISKUTUESHËM mb.

  • 1. Që nuk mund e nuk duhet të rrihet a të bisedohet me të tjerë, që nuk mund të diskutohet e të ndryshohet, i prerë. Vendim i padiskutueshëm.
  • 2. Që nuk mund të vihet në dyshim a të kundërshtohet, që është plotësisht i vërtetë ose i palëkundshëm. Fakte të padiskutueshme. E vërtetë e padiskutueshme. Autoritet i padiskutueshëm.