PADREJTË mb.

  • 1. Që është në kundërshtim me të vërtetën, që nuk shpreh a nuk mbron drejtësinë e të vërtetën; i gabuar, i shtrembër. Mendim (gjykim) i padrejtë. Akuza të padrejta. Qëndrim (veprim) i padrejtë. Çështje e padrejtë. Luftë e padrejtë luftë grabitqare për të pushtuar vendet e tjera. Rrugë e padrejtë rrugë e shtrembër, e gabuar (fig.).
  • 2. Që nuk është në përputhje me të drejtën, me rregullat a me ligjet, që nuk është me vend, i paarsyeshëm. Dënim i padrejtë. Kërkesë (ankesë) e padrejtë. Ndarje e padrejtë.
  • 3. Që nuk gjykon e nuk vepron me drejtësi a me paanësi. Njeri i padrejtë. U tregua i padrejtë.
  • 4. si em. PADREJT/Ë,~A (e) f. Diçka e padrejtë; padrejtësi. U soll me të padrejtë. Të dallohet e drejta nga e padrejta.