padron
PADRON m.
- 1. Pronar i një pasurie, i një fabrike, i një sipërmarrjeje etj., që shfrytëzon punën e të tjerëve për të nxjerrë fitime; pronar, kundrejt atyre që punojnë për të ose që i shërbejnë atij (në shoqërinë borgjeze). Padroni i fabrikës. Grevë kundër padronit. Përmbysën padronet. Sillej si padron.
- 2. fig. keq. Ai që ka vënë të tjerët nën urdhra; ai, të cilit i nënshtrohet me bindje e me lajka dikush për të nxjerrë ndonjë përfitim. Qeveritë e vendeve borgjeze u shkojnë pas avazit padronëve amerikanë.
- 3. keq. Ai që sillet e vepron si pronar kapitalist ndaj vartësve ose ndaj njerëzve që kanë të bëjnë me të. Është padron në familje.