padurueshëm
PADURUESHËM mb.
- 1. Që nuk ka durim të merret me diçka për një kohë të gjatë, që nuk ngulet dot në punë; që mezi pret të vijë dikush a të bëhet diçka që e dëshiron, që nuk i durohet. Tregohej i padurueshëm.
- 2. Që nuk mund të përballohet, që mezi mund të durohet; që është shumë i papëlqyeshëm a i keq. Vapë e padurueshme. Dhembje e padurueshme. Gjendje e padurueshme. Iu bë jeta e padurueshme.