PAEMËR m.

  • 1. euf. Djalli.
  • 2. mjek. Lëvizje të pavullnetshme e të shpeshta të një grupi muskujsh, sidomos në fytyrë, që sjellin dridhje. E zuri i paemri.


PAEMËR f.

  • 1. mjek. euf. Urdhje, shpërgëti. I ra e paemra.
  • 2. mjek. Rrebull. E kish djalin me të paemër.
  • 3. mjek., euf. Sëmundje e shpretkës, që shfaqet me ënjtje të saj, zmadhim i shpretkës.
  • 4. edhe ~RA, ~RAT (të) mjek., euf. Fryrja e damarëve të këmbëve, shpesh te gratë shtatzëna. Në çdo barrë i dilnin të paemra.
  • 5. edhe ~RA, ~RAT (të) bot. Bimë barishtore shumëvjeçare e liqeneve dhe e kënetave, me kërcell të lartë, me fletë gjatore, që përdoret në mjekësinë popullore për të shëruar urdhjen.
  • 6. edhe ~RAT, ~RAT (të) bot. Lloj myshku i bardhemë, që vesh sipërfaqen e gurëve në trajtë njollash.
  • Bari i së paemrës shih te BAR,~I 1.


PAEMËR mb.

  • 1. Që nuk ka emër, që nuk i është vënë emri; që nuk i dihet emri. Del i paemër. Pyll i paemër. Rrugë e paemër. Fëmijë i paemër.
  • 2. Që nuk e ka emrin e atij që e ka shkruar ose që e ka bërë, i padorës, anonim. Letër e paemër. Vepër (pikturë) e paemër.
  • 3. fig. Që nuk di si ta quash a çfarë emri t'i vësh; që nuk është parë a dëgjuar ndonjëherë; i jashtëzakonshëm. Tradhti e paemër. Turp i paemër. Ligësi e paemër. Bukuri e paemër. Nur i paemër.
  • 4. fig. Që nuk është bërë i njohur në shoqëri, që nuk ka fituar emër të mirë, i padëgjuar. Njeri i paemër.
  • 5. mallk. Që mos iu përmendtë emri, që mos qoftë.