PAEPUR mb.

  • 1. Që nuk thyhet a nuk lëkundet nga lutjet, nga kërcënimet ose nga forca e dikujt, që nuk epet; që nuk trembet nga vështirësitë, pengesat etj., që lufton dhe nuk dorëzohet në asnjë rrethanë, i papërkulshëm; që është karakteristik për një njeri të tillë. Popull i paepur. Luftëtar (trim) i paepur. Udhëheqës (drejtues) i paepur. Qëndresë e paepur. Me vullnet të paepur.
  • 2. fig. Që u qëndron besnik bindjeve e parimeve, që nuk ndërron a nuk lëkundet. Politikë e paepur.