pafajësi
PAFAJËSI f.
- 1. drejt. Të qenët i pafajshëm për një veprim që dënohet me ligj. Kërkoi (provoi) pafajësinë. Mori (fitoi) pafajësinë doli i pafajshëm. I dhanë pafajësinë.
- 2. fig. Vetia e njeriut me shpirt të pastër e të çiltër si të fëmijës; padjallëzi. Pafajësia e fëmijës. Me një shprehje pafajësie.