PAFAJSHËM mb.

  • 1. Që nuk është fajtor për diçka, që nuk e ka bërë një faj; drejt. që nuk ka marrë pjesë a nuk ka gisht në një vepër e cila dënohet me ligj. Njeri i pafajshëm. Viktimë e pafajshme. Doli i pafajshëm. E nxorën të pafajshëm.
  • 2. fig. Që ka shpirt të pastër si të fëmijës, i çiltër, i padjallëzuar, që nuk është i njollosur nga veset e të këqijat; që shpreh çiltëri e pastërti shpirtërore. Fëmijë i pafajshëm. Qenie e pafajshme. Buzëqeshje e pafajshme. Vështrim i pafajshëm.
  • 3. Që nuk i bën keq a dëm njeriu, që nuk ka përse të dënohet ose të qortohet. Lojëra të pafajshme.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimeve 1,2 të mbiemrit.