PAFORMUAR mb.

  • 1. Që nuk ka marrë ende trajtën e vet përfundimtare; që nuk ka arritur zhvillimin e plotë. Trup i paformuar.
  • 2. Që nuk është formuar ende mirë nga ana botëkuptimore, politike, kulturore etj.; që nuk ka arritur zhvillimin e përgjithshëm të plotë arsimor, kulturor e profesional dhe nuk e ka fituar përvojën e domosdoshme; kund. i formuar. Njeri i paformuar. Kuadër i paformuar. I ri i paformuar. Mësues (poet) i paformuar. Me karakter të paformuar.