PAFTË f.

  • 1. Copë metali në trajtën e një petle a të një pllake të vogël e të hollë, që përdoret për qëllime të ndryshme. Pafta arit (argjendi). Paftë hekuri (çeliku). Pafta këpucësh. Paftat e brezit. E bëri pafta. I vuri pafta.
  • 2. Diçka që është në këtë trajtë. Paftë guri. Paftë sapuni. Paftë sheqeri. Pafta e misrit buka e kokrrës së misrit që ushqen sythin. Paftat e peshkut luspat e peshkut.
  • 3. vet. Çiftet e derës a të dritares. Paftat e derës (e dritares).
  • 4. krahin. Kopsë. Paftë dysheku çdonjëra nga pullat prej stofi, që qepen në të dy anët e dyshekut për të mos u mbledhur leshi a pambuku në një vend, kilzë dysheku.
  • 5. përd. mb. Që ka trajtën e një petle. Sheqer paftë.
  • Heq paftë tek. holloj më tej një pllakë metali me makinë të posaçme, paftëzoj.