PAFUNDMË mb.

  • 1. I pafund. Hapësira e pafundme. Bota e pafundme. Varg i pafundmë. Pritje e pafundme. Vështirësi të pafundme.
  • 2. mat. Që rritet a zvogëlohet pa arritur kurrë një kufi të fundit, që nuk arrin kurrë në një madhësi të tillë, prapa së cilës të mos ketë një tjetër më të madhe a më të vogël. Bashkësi të pafundme. Vargu i pafundmë i numrave. Thyesë dhjetore e pafundme.