PAJIM m.

  • 1. shih PAJISJ/E,~A 1. Pajimi i shkollave. Pajimi i shtëpisë. Pajimi me orendi (me makineri). Pajimi me veshmbathje.
  • 2. zakon. Tërësia e mjeteve, e veglave etj., me të cilat pajiset dikush për të kryer një punë ose një veprimtari të caktuar; tërësia e pjesëve plotësuese që i duhen një mjeti për t'u përdorur për nevojat e caktuara. Pajimet ushtarake (luftarake). Pajimet e ushtarit. Pajimet e nxënësit (e alpinistit, e gjeologut). Pajimet e peshkimit (e gjuetisë). Pajimet e djepit. Pajimet e anijes.
  • 3. vet. Tërësia e rripave për të mbajtur në trup armët e sendet e tjera të ushtarit; takëmi i shalës së kalit. Pajimet e kalit. Vuri pajimet. E vrasin pajimet.