pajis
PAJIS kal.
- 1. I jap me vete dikujt diçka që i nevojitet ose që i shërben për një punë a për një veprimtari të caktuar. I pajisi me vegla. Pajis me ushqime (me rroba, me këpucë). Pajis ushtarët me armë. Pajis ushtrinë. I pajisën me letërnjoftime (me vërtetime).
- 2. Plotësoj nevojat e një ndërmarrjeje, të një institucioni, të një dege të prodhimit a të ekonomisë me të gjitha makineritë e mjetet e domosdoshme; i vë diçkaje pjesët e duhura plotësuese që të punojë për nevojat e caktuara. Pajisën uzinat e fabrikat me makineri (me aparate). Pajisën industrinë (bujqësinë). Pajisën anijen.
- 3. I vë orenditë; e plotësoj me orendi a me sende të tjera të nevojshme. Pajis një zyrë. E kishte pajisur bukur shtëpinë.
- 4. fig. I jap dikujt dije ose i ngulit pikëpamje a shprehi të caktuara që i vlejnë në jetë e në punë. I pajisi me njohuri (me dije). I pajisi me edukatë (me kulturë). I pajis me botëkuptimin marksist.
- 5. vet. veta III fig. I jep disa veti të mira ose aftësi të veçanta. E ka pajisur natyra me talent (me bukuri të rrallë).