pajisem
PAJISEM vetv.
- 1. Marr me vete sendet e mjetet e nevojshme që më duhen për një punë a për një veprimtari; plotësoj nevojat me të gjitha mjetet a sendet e duhura. U pajisën me ushqime (me veshmbathje). U pajisën me vegla (me tekste mësimore). Ishte pajisur me dokumente. U pajis për rrugë.
- 2. fig. Përvetësoj dije, pikëpamje a shprehi të caktuara që më vlejnë në jetë e në punë. Janë pajisur me njohuri të thella. Pajisemi me ideologjinë marksiste.
- 3. Pës. e PAJIS.