PAJTOJ I kal.

  • 1. Bëj që të kenë përsëri marrëdhënie të mira a miqësore dy a më shumë veta që i mbanin mëri njëri-tjetrit ose që ishin grindur. I pajtuan të dy shokët. Ndërhynë për t'i pajtuar. Pajtonin gjaqet. etnogr. ndërhynin që të pushonte gjakmarrja ndërmjet dy familjeve.
  • 2. Sheshoj kundërtitë ndërmjet dy a më shumë pikëpamjeve, tezave, qëndrimeve etj., i afroj që të përputhen. Përpiqej t'i pajtonte pikëpamjet (qëndrimet) e të dyja palëve.
  • 3. bised. E bëj të pushojë së qari; e qetësoj; i lehtësoj dhembjen. E pajtoi fëmijën. Pajtoi vajin. I pajtoi zemrën. I pajtoi plagët.
  • 4. jokal. kryes. veta III. Shkon a përshtatet me diçka tjetër, përputhet; pajtohet. Ngjyra që pajtojnë njëra me tjetrën. Në këtë pikë pajtojnë.
  • 5. jokal. bised. Bie në një mendje me dikë, arrij në një zgjidhje të përbashkët me dikë, bie në ujdi, merrem vesh. Pajtoi me të vëllanë.


PAJTOJ II kal.

  • 1. E marr dikë në punë, duke rënë në ujdi për pagesën (në kushtet e sundimit të pronës private). Pajtonin shërbëtorë (ustallarë, argatë). E pajtoi lirë.
  • 2. E fut dikë në një punë te dikush duke rënë në ujdi për pagesën (në kushtet e sundimit të pronës private). E pajtoi të birin te këpucari. E pajtoi në punë.
  • 3. Marr a zë me qira diçka (një banesë, një mjet etj.) për ta përdorur për një kohë të caktuar. Pajtoi një karrocë.
  • 4. Bëj pajtimin për dikë në një organ shtypi ose në diçka tjetër. E pajtoi në gazetë (në revistë).