PAJTUES I m.

  • 1. Ai që ndërhyn për të pajtuar dy a më shumë njerëz, të cilët i mbanin mëri njëri-tjetrit ose që ishin në armiqësi midis tyre. Pajtues i gjaqeve. etnogr.
  • 2. Ai që përpiqet të pajtojë dy gjëra (mendime, pikëpamje, ide etj.), që bien ndesh a që janë në kundërshtim njëra me tjetrën. Pajtues i dy teorive.


PAJTUES II m.

  • Ai që merr a zë me qira një mjet, një shtëpi etj. për një kohë të caktuar. Pajtuesi i karrocës.


PAJTUES mb.

  • 1. Që synon t'i afrojë anët e kundërta e t'i rrafshojë mosmarrëveshjet; që pajtohet me dikë a me diçka dhe nuk i kundërvihet. Politikë pajtuese. Qëndrim pajtues.
  • 2. Që shpreh prirje a dëshirë për pajtim. Me zë (me ton) pajtues.