PAKËSOHEM vetv.

  • 1. kryes. ose veta III. Zvogëlohemi në numër; bëhet më pak se sa ishte; kund. shumohem, shtohem. Pakësohet numri i të sëmurëve. U pakësuan në shtëpi. Janë pakësuar shumë rastet e fatkeqësive.
  • 2. vet. veta III. I zvogëlohet vëllimi a sasia diçkaje; bëhet më i vogël. U pakësua importi. Janë pakësuar shpenzimet. Ishte pakësuar uji.
  • 3. vet. veta III. Ulet vrulli ose shkalla e shfaqjes së diçkaje, bie; zvogëlohet forca a shpejtësia; dobësohet. Iu pakësuan dhembjet. Iu pakësua oreksi (zelli). Nuk u pakësohen forcat. U pakësua era (shiu, dëbora). U pakësuan dallgët. U pakësua drita (ndriçimi, shkëlqimi). Iu pakësua lavdia.
  • 4. zakon. veta III. Pës. e PAKËSOJ.