pakalueshëm
PAKALUESHËM mb.
- 1. Që paraqit pengesa a vështirësi të mëdha sa nuk mund të kalohet a të kapërcehet; që nuk të lejon ta përshkosh a t'i dalësh matanë, i pakapërcyeshëm. Rrugë (urë) e pakalueshme. Pyje të pakalueshme. Qafë e pakalueshme. Pengesë e pakalueshme. Mur i pakalueshëm. Mbrojtës i pakalueshëm. sport.
- 2. fig. I pakapërcyeshëm. Vështirësi të pakalueshme.
- 3. fig. Që nuk ia kalon dot në zgjuarsi, në aftësi etj., që është shumë i zoti, i paarritshëm. Njeri i pakalueshëm.
- 4. Pakalues (për notën). Notë e pakalueshme.