PAKAPËRCYESHËM mb.

  • 1. Që ka përmasa të mëdha sa që nuk mund të kapërcehet; i pakalueshëm. Hendek (mur) i pakapërcyeshëm. Pengesë e pakapërcyeshme.
  • 2. fig. Që nuk mund të përballohet a të mposhtet për t'i dalë mbanë, që nuk mund të kapërcehet dot; i pakalueshëm. Vështirësi të pakapërcyeshme. Qëndresë e pakapërcyeshme.
  • 3. fig. Që është i përsosur ose i jashtëzakonshëm në një anë, i paarritshëm. Vepër e pakapërcyeshme.