PAKISTANEZ m.

  • Banor vendës i Pakistanit ose ai që e ka prejardhjen nga Pakistani.


PAKISTANEZ mb.

  • Që lidhet me Pakistanin ose me pakistanezët, që është karakteristik për Pakistanin ose për pakistanezët, i Pakistanit ose i pakistanezëve; që është krijuar nga pakistanezët. Populli pakistanez. Ekonomia pakistaneze. Kultura pakistaneze. Këngë (valle) pakistaneze.