PAKRYE mb.

  • 1. Që të çon deri në një farë vendi dhe nuk vijon më tej, që nuk të nxjerr gjëkundi, i verbër. Rrugë e pakrye. Shteg i pakrye.
  • 2. fig. Që bëhet pa u menduar më parë ose pa e ditur se si do të dalë a si do të përfundojë; që nuk çon në përfundime të frytshme. Punë e pakrye. Rrugë e pakrye.
  • 3. fig. Që vepron e sillet pa mend në kokë, që nuk mendohet mirë para se të bëjë diçka; i pamend. Njeri i pakrye.