PAKTË mb.

  • 1. Që është në sasi të vogël; që përbëhet nga një numër i vogël qeniesh, sendesh, dukurish etj. të një fare. Letra të pakta. Sipërfaqe (tokë) e paktë. Raste të pakta. Ujë i paktë. Fshat i paktë fshat me pak shtëpi, fshat i vogël. Janë të paktë në numër. I ka të pakta fjalët nuk flet shumë.
  • 2. Që nuk i plotëson kërkesat, që nuk është aq sa duhet; i pamjaftueshëm, i dobët. Ndihmë e paktë. Përvojë e paktë. Ka njohuri të pakta.
  • 3. I imët nga trupi, i shkurtër dhe i dobët; jo i bëshëm; kund. i bëshëm. Fëmijë (djalë, plak) i paktë. Grua (vajzë) e paktë. Ishte i paktë nga trupi.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimit 1të mbiemrit. Është një ndër të paktit.
  • Nuk është e paktë diçka është me pasoja të rënda ose është diçka e madhe e me rëndësi, është serioze. Nuk është i paktë dikush është edhe ai ndër ata që dallohen, ka edhe ai aftësi e merita të veçanta ose vlerë a peshë jo të vogël në shoqëri. E mban (e ruan) si ujët e paktë e mban (e ruan) me shumë kujdes, si diçka shumë të vlefshme dhe të çmuar.